Eksperienca ime në mjekësi është 15 vjeçare
Unë ia kam dedikuar tërë karrierën time „sinuseve dhe bazës së kafkës“. Kirurgjia në këtë regjion është sfiduese por më bënë shumë kënaqësi, sepse anatomia e sinuseve paranazale e lokalizuar në mes syve dhe trurit si dhe nervave kranial është shumë komplekse. Ne sot mundë të realizojmë operacione me teknikën endoskopike, që dy dekada më parë as që ka qenë e mundur të mendohet. Unë jam i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e kompanisë Karl Storz në Gjermani si tutor dhe konsulent i saj pranë profesorëve më eminent të fushës së endoskopisë. Jam kthyer në Kosovë të ofrojë trajtim optimal të pacientëve në nivel modern internacional.
Shëndeti juaj është prioriteti im!
Operacionet e sinuseve
Trajtimi kirurgjik i gërhitjes dhe apneas së gjumit
Operacionet e gjëndrave të pështymes
ORL pediatrike
Operacionet në qafë
Mikrolaringoskopia
KOSOVA SINUS CENTER
Trajtimi i problemeve të rralla tanimë është i mundur
Kosova Sinus Center është qendra e re mjekësore, në të cilën pacientët me sëmundje të hundës, sinuseve dhe bazës anteriore të kafkës trajtohen në nivel modern internacional. Kosova Sinus Center drejtohet nga unë Dr. Arsim Thaqi, Prishtinë (Kosovë) dhe Prof. Dr. Rainer Weber, Karlsruhe (Gjermani). Ideja e kooperacionit në kuadër të Kosova Sinus Center përmbledh këto aspekte: • Trajtimin optimal të pacientëve nga Kosova dhe rajoni, • Zhvillimin e një qendre për shkollim/trajnim të mjekëve të ORL-së në Kosovë.
TESTIMONIAL
Përshëndetje i nderuar Dr. Arsim Thaqi,
Unë sot isha në Heidelberg për kontrollë, fillimisht po ti përcjelli lavdatat e mjekëve aty për punën-operimin që e ke realizu tek unë si paciente. Me të vërtetë janë mahnit nga puna, bile mjeku kryesor ju kish drejtu aty stafit ju kishte thënë mesiguri ky mjek ka punu dikun jasht vendit se paska përvoj të shkëlqyer.
Gjithësesi në këtë aspekt nuk kamë dyshuar as unë asnjëherë, respekt!
Arbana
Unë dhe familja ime kemi shumë respekt të madh për ju Dr. Arsim Thaqi, faleminderit Zotit që na ka mundësuar me ju taku juve , fal tij dhe juve sot Nëna e fëmijëve të mi është mirë dhe me shëndet të plotë. Do jemi mirënjohës gjithë jetën ndaj punës dhe përkushtimit tuaj. Laureta tani gëzon shëndet të plotë.
Puna ime
Trajtimet kirurgjike
Kosova Sinus Center
Është qendra e vetme që për herë të parë në rajon trajton probleme të rralla të ORL-së
Dr.med.univ. Arsim Thaqi specialist i Otorinolaringologjisë, specializuar në Karlsruhe të Gjermanisë, me përvojë 15 vjeçare si otorinolaringolog në klinikën e ORL-së Karlsruhe dhe Schwarzwald në Gjermani, duke sjellë risi në diagnostikim dhe trajtim kirurgjik ,posaçërisht në kirurgjinë endoskopike (FESS) të sinuseve.
- ORL pediatrike
- Operacionet e hundës dhe sinuseve = Functional Endoscopic Sinus Surgery
- Kirurgjia e bazës së kafkës
- Diagnostikimi dhe trajtimi kirurgjik i gërhitjes dhe apneas së gjumit
- Operacionet në qafë
- Operacionet e gjëndrave të pështymës
- Mikrolaringoskopia