Testi pozitiv ASTO a do të thotë që fëmija ka infeksion akut?
Nuk ka një pamje tipike të bajameve sa i përket diagnozës të inflamacionit kronik.
Matja laboratorike e titërit të ASTO-s nuk ka vlerë në diagnostifikimin e tonsilitit akut apo faringitit akut. Në literatur nuk ka asnjë publikim që bazohet në evidenc, e që e arsyeton intervenimin kirurgjik të heqjes së bajameve (Tonsilektomi).
Vlera e rritur e titërit të ASTO-s nuk tregon mbrojtje të organizmit kundër një infeksioni akut me streptokok, apo rrezik të rritur për sëmundje me streptokok, apo rrezik të rritur për sëmundje pasuese imunogjene.
Udhërrëfyesi aktual e rekomandon operacionin si opcion nëse:
- Infeksionet e përsëritura të bajameve > 6 herë në vit dhe trajtim me antibiotikë.
- Infeksionet e përsëritura 3 deri 5 herë në 12 muajtë e fundit dhe episoda të përsëritura të infeksioneve në 6 muajtë në vazhdim.
- Operacioni nuk është opcion me më pak se 3 infeksione në vit.
Vërejtje:
Posaqërisht te rastet me infeksione të theksuara me kohëzgjatje të sëmundjes apo tendencë për komplikime e bëjnë një operacion të arsyeshëm edhe në ato raste me numër më të vogël të infeksioneve.
Shëndeti juaj është prioriteti im !