Dr. med. univ. Arsim Thaqi
Specialist i Otorinolaringologjisë / Subspecialist i mjekësisë së gjumit
- 1997-2005 studimet e mjekësisë në Universitetin e Graz-it, Austri
- 2006-2011 specializant në Otorinolaringologji Prof. Dr. Werner Heppt
(Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani) - 2011 Specialist i Otorinolaringologjisë në Freiburg, Gjermani
- 2013 Subspecialist i mjekësisë së gjumit ( Somnolog) në Reutlingen, Gjermani
- 2014-2017 kryemjekë dhe zëvendësdrejtor në Schwarzwald-Baar Klinikum, Villingen-Schwenningen, Gjermani
- 2018-2021 udhëheqës i departamentit të Otorinolaringologjisë Spitali Otrila, Prishtinë
- 2020 tutor dhe konsulent në kompaninë Karl Storz dhe Sinus Academy në Gjermani
- 2022 drejtor i departamentit të Otorinolaringologjisë UNITED HOSPITAL, Prishtinë
Nivel i lartë i ekspertizës kirurgjikale bazuar në:
- Edukimi im 11 vjeçar në 3 klinika të ndryshme në Gjermani pranë profesorëve me famë ndërkombëtare, pionier në fushën e endoskopisë ( Prof. Dr. Rainer Weber),më ka dhënë mundësinë të trajnohem si ekspert në fusha te caktuara si vijon:
- Kirurgjinë endonazale endoskopike të sinuseve FESS dhe bazës së kafkës
- Asistent përafërsisht në 3000 operacione nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Rainer Weber nga viti 2006 deri 2013 në Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani
- Asistent në 80 operacione pranë Prof. Dr. Heinz Stammberger në Graz, Austri (pionier i kirurgjisë endonazale endoskopike botërore).
- Trajtimi kirurgjik i gërhitjes dhe apneas së gjumit nën drejtimin e Dr. Matthias Berger nga viti 2011 deri 2013 në Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani
- Edukim dhe trajnim i vazhdueshëm pranë Sinus Academy në Tübingen dhe Berlin, i ftuar si folës dhe kirurg trajnues nga kompania Karl Storz ( dy herë në vit).
- Numri aktual i operacioneve personale me teknikën FESS = 2900.
SINUS ACADEMY
Dr. Arsim Thaqi
Dr. Arsim Thaqi është pjesë e Sinus Academy me seli në Berlin. Është bashkëpunëtor me Prof. Rainer Weber dhe është i specializuar në kirurgjinë endoskopike të sinuseve prej shumë vitesh.