Tumoret e gjëndrave të pështymes
Tumoret e gjëndrave të pështymes janë tumore kryesishte me natyrë beninje. Megjithatë, qëndrimi deritanishëm i përcjelljes së tumorit “ WAIT AND SEE “ = Prit dhe shiqo nuk vlen më te këto patologji.
Terapia primare me pak përjashtime mbetet heqja kirurgjikale e të gjitha tumoreve të gjëndrave të pështymes. Por, paraprakisht kërkohet një diagnostikim i mirëfillt.
Tri jane metodat kyqe për një diagnoze përfundimtare :
Me Ultrasonografi fitohet shumë informacion që ka të bej me: madhësin e tumorit, sipërfaqen e tij, densitetin dhe homogjenitetin e tumorit. Të gjitha këto na japin dëshmi për natyren e tumorit.
Ultrasonografia shpesh here mund te kombinohet edhe me FNAC ( fine needle-aspiration cytology). Sensitiviteti dhe specificiteti i FNAC mvaret shume nga patologu dhe arrin deri 95% te rasteve. Gjate FNAC fitohet informacion direkt, nëse bëhet fjalë për nje tumor solid apo me komponente cistike.